Të fundit

Hargreaves: Familjet e të zhdukurve kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur, në Ditën Kombëtare të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, ambasadori thotë se familjarët e personave të zhdukur kanë të drejtën ta dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre.

Tutje, ai shton se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë.

“Anëtarët e familjeve të personave të zhdukur, nga të gjitha komunitetet e Kosovës, kanë të drejtë të dinë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë të gjitha qeveritë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për të gjetur përgjigjet që familjet meritojnë”, shkroi ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci