Të fundit

Operacioni “Dritarja”, policia arreston disa persona në Prishtinë – sekuestron drogë e para

Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë, kanë realizuar operacion të suksesshëm antidrogë të koduar “Dritarja”, që ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe provave tjera materiale.

Operacioni u zhvillua më 30 prill 2025, rreth mesditës, pas zbatimit të masave të veçanta të hetimit të aprovuar nga organet e drejtësisë, pas dyshimeve të mbledhura për përfshirjen e disa personave në aktivitet të paligjshëm të trafikimit me narkotikë në zonën e Prishtinës.

Fillimisht është arrestuar i dyshuari A.A. (1983, mashkull kosovar), te i cili janë gjetur 0.44 gram substancë që dyshohet të jetë kokainë. Më pas, në një kontroll të kryer në një shtëpi, janë sekuestruar rreth 56.9 gram substancë narkotike (e dyshuar si kokainë), sasi të konsiderueshme parash (euro dhe valuta të tjera), si dhe dëshmi të tjera të rëndësishme për procedurën penale.

Kontrolli i dytë, i kryer në një shtëpi tjetër, ka rezultuar me sekuestrimin e 10.8 gramëve të tjerë të lëndës së dyshuar narkotike, dy peshore digjitale, nëntë fishekë dhe materiale tjera të dyshimta.

Përveç A.A., janë arrestuar edhe dy persona të tjerë: K.A. (2000, mashkull kosovar) dhe S.S. (1971, mashkull kosovar), ndërsa një i dyshuar tjetër është në arrati. Policia ka identifikuar të arratisurin dhe po ndërmerren veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Pas intervistimit nga organet kompetente, dy nga të arrestuarit (K.A. dhe S.S.) janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit kompetent.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci