Të fundit

Theren me thikë disa të mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa të mitur janë therur me thikë ditën e mërkurë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:10.

“Pas marrjes së një informate për therje me thikë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në tre persona meshkuj kosovarë të moshës se mitur të cilët dyshohet se janë therur me mjet të mprehtë –thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, theksohet se të lënduarit janë dërguar ne QKUK për tretman mjekësor, ku pas marrjes së tretmanit dy nga ta janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci