Drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrugën “Agim Ramadani”, ajo do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Si rrjedhojë, linjat e transportit publik që kalojnë në këtë rrugë do të devijohen përkohësisht dhe do të qarkullojnë në rrugët alternative si më poshtë:
- Rruga UÇK
- Rruga Migjeni
- Rruga Luan Haradinaj
- Rruga Ukshin Hoti
- Rruga Robert Doll
- Rruga Eqrem Çabej
- Rruga Dëshmorët e Kombit
- Rruga Bajram Kelmendi
(dhe anasjelltas, sipas nevojës së qarkullimit)
“Gjithashtu, njoftojmë se mjetet motorike me peshë mbi 12.5 ton do të ndalohen të qarkullojnë në këtë segment rrugor nga data 03.05 deri më 07.05.2025”, thuhej në një njoftim të komunës.
