Deputetja e PDK-së, Ganimete Musiliu tha se qëndrimet e partisë janë të njëjta për propozimin për votimin e fshehtë dhe për kandidatën për kryetare të kuvendit, Albulena Haxhiu.
Tutje Musliu u tregua krtike ndaj Haxhiut duke thënë se po keqpërdoret nga Albin Kurti duke e përdorur si armë kundër shtetit.
“Më vjen shumë keq që Albulena Haxhiu nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë, kam menduar se pas eksperiencës së saj me gazin lotësjellës Albulena Haxhiu kurr më nuk do të lejojë të keqpërdoret nga shefi i partisë apo kushdo tjeter”, tha Musliu.
Në deklaratë për media deputetja e PDK-së tha se Haxhiu po tregon shembullin më të keq të aktivistes, politikanes dhe gruas shqiptare.
“Albin Kurti edhe kësaj radhe, si në rastin e gazit lotsjellës, Albulena Haxhiun po e përdorë si armë kundër shtetit të Kosovës”.
“Po jep shembullin më të keq të aktivistes, shembullin më të keq të politikanes, shembullin më të keq të gruas shqiptare”, tha Ganimete Musliu.
