Të fundit

Do të lëshohet urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj të akuzuarit për kanosjen e gazetarit Kajtazi

Në mungesë të të akuzuarit Edi Belegu, ka dështuar të mbahet seanca fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku Belegu po akuzohet për kanosje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj, tha se urdhëresa për verifikim adrese nuk është realizuar nga ana e Policisë, andaj nuk ka kushte për mbajtje të seancës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Për të akuzuarin Belegu, gjykatësi Sadikaj tha se do të lëshohet urdheresë për sjellje me detyrim.

I pranishëm në seancë ishte i dëmtuari Kajtazi. Në mungesë të kushteve ligjore, seanca është shtyrë për një datë tjetër.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 25 mars 2025, Edi Belegu akuzohet se me datë 30 janar 2025 përmes rrjetit social Facebook, e ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Vehbi Kajtazi lidhur me profesionin e tij si gazetar.

Aktakuza thotë që pasi i dëmtuari në protalin e tij “Paparaci” publikon artikullin “Shkatërrohet grupi kriminal i Demë Elshanit, dyshohet se planifikuan vrasje” dhe në këtë artikull publikon pamje të një personi duke shtënë me armë, i pandehuri me qëllim të frikësimit i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “Veç po te paralajmëroj që ja ki njollos njërit, unë e kam familjar qeto në tiktok e dije qetu në fb bone se heke qat video me kallash ki me jep llogari maje në mend”. Me këto veprime, të dëmtuarit i ka shkaktuar ndjenjën e frikës dhe pasigurisë për jetë.

Shkatërrohet grupi kriminal i Demë Elshanit, dyshohohet se planifikuan vrasje

Me çka, Belegu po akuzohet për veprën penale “Kanosja” nga neni 181, par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci