Të fundit

Hoti: Zgjidhja e ngërçit politik vetëm pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka deklaruar se nuk pret që kriza institucionale në Kosovë të zgjidhet me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe se partitë, si ato në pushtet ashtu edhe opozita, do të arrijnë një zgjidhje pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, transmeton Paparaci.

I pyetur nëse është e mundur që kriza politike të zgjidhet me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, Hoti është skeptik.

“Mendoj se jo. E vetmja gjë që mund të ndihmojë në këtë moment është mendimi që do të japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Kur të kemi një vendim të tillë të gjykatës, jam i bindur se të dyja palët, si pozita ashtu edhe opozita, do ta kuptojnë situatën dhe do të fillojnë të mendojnë në mënyrë realiste”, ka thënë Hoti për portalin “kosovoonline”.

I pyetur nëse një kërkesë e tillë tashmë i është dërguar Gjykatës Kushtetuese, Hoti është i bindur se po dhe se tani pritet përgjigjja.

“Mendoj se ekziston një kërkesë në gjykatë dhe se palët tani janë duke pritur vendimin”, ka sqaruar Hoti./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci