Të fundit

Defender 2025, Ministria Shqiptare e Mbrojtjes: Përfshirja e partnerëve ndërkombëtarë si FSK hap me rëndësi për sigurinë

Forca Ajrore Shqiptare është angazhuar në stërvitjen ndërkombëtare “Defender Europe 25”. Për këtë këtë stërvitje Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se forca është duke luajtur një rol kyç në ndërtimin e një force shumëkombëshe të aftë për të vepruar në mjedise komplekse operacionale.

“Për herë të parë në një stërvitje të tillë është përfshirë detashmenti i mjeteve ajrore pa pilot në këtë nivel.

Nga kërkim-shpëtimi me helikopterët Cougar dhe Blackhawk të Bazës Ajrore Farkë, deri te mbështetja e operacioneve tokësore dhe gatishmëria për evakuime mjekësore MEDEVAC/CASEVAC”, tha ministria.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se bashkëpunimi rajonal dhe koordinimi me institucione civile si Albcontrol dhe partnerë ndërkombëtarë si FSK në Kosovë, e bën këtë stërvitje një hap të rëndësishëm për rritjen e sigurisë dhe gatishmërisë në rajon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci