Të fundit

Kurti nxit reagime me krahasimin e protestës së bizneseve me barrikadat në veri

Lidhja e Biznesve të Kosovës e ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili barazoi protestën legjitime të bizneseve me barrikadat ilegale në veri.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për deklaratën e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e fundit të Qeverisë ka bërë një krahasim të papranueshëm dhe të rrezikshëm, duke barazuar protestën paqësore dhe demokratike të bizneseve me barrikadat e strukturave ilegale në veri të vendit.

“Koha për barrikada ka perënduar, i kemi hequr kudo që ishin ato”, u shpreh Kurti, duke aluduar se përfaqësuesit e Odatave Ekonomike dhe bizneset vendore, të cilët sot mbajnë mbi 150.000 qytetarë në punë, po ndjekin të njëjtën logjikë me strukturat kriminale që kanë rrezikuar sigurinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Ky krahasim është jo vetëm i pavend dhe fyes, por edhe i rrezikshëm për frymën demokratike të vendit. Protesta e paralajmëruar nga komuniteti i bizneseve është reagim qytetar dhe institucional ndaj barrës së rëndë fiskale, klimës së pafavorshme për të bërë biznes, dhe mungesës së dialogut të sinqertë institucional.

Të identifikosh një protestë të ligjshme me akte antikushtetuese është gabim i rëndë politik dhe përpjekje për t’ua mbyllur gojën bizneseve që kontribuojnë çdo ditë në mirëqenien, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thotë në reagimin e saj Lidhja e Biznesve të Kosovës.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje institucioneve që të ndalin retorikën përçarëse dhe të ulen në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e sektorit privat.

“Në një shtet demokratik, protestat janë të drejtë kushtetuese, jo “barrikada”, dhe partneriteti me biznesin është themel për zhvillim të qëndrueshëm – jo përplasje”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci