Të fundit

Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron padi ndaj Trump pas dërgimit të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka njoftuar se shteti që ai drejton do të padisë administratën Trump për dërgimin e trupave të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos pa konsultim paraprak me autoritetet shtetërore.

Ai e ka cilësuar këtë veprim si “të paligjshëm dhe të pamoralshëm”, duke e akuzuar presidentin Trump për “federalizimin” e Gardës Kombëtare të Kalifornisë.

Ky zhvillim ka ndodhur pas ditëve të protestave të dhunshme në Los Anxhelos kundër bastisjeve të Agjencisë Federale të Kontrollit të Kufijve dhe Emigracionit (ICE), të cilat çuan në arrestimin e dhjetëra emigrantëve të dyshuar si të paligjshëm, raportojnë mediat.

Demonstratat shpesh u shndërruan në përleshje me policinë dhe agjentët federalë, duke përfshirë djegien e makinave Waymo dhe bllokimin e rrugëve kryesore. Në përgjigje të këtij veprimi, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka konfirmuar se marinsat janë në gatishmëri të lartë për të përballuar çdo eskalim të mundshëm.

Ndërkohë, Presidenti Trump ka mbështetur thirrjet për arrestimin e Newsom, duke i dhënë mbështetje Tom Homan, “czarit” të kufirit, i cili ka paralajmëruar se kushdo që pengon zbatimin e ligjit të imigracionit mund të përballet me akuza federale. Situata mbetet e pasigurt dhe po zhvillohet, me protestuesit që vazhdojnë të kërkojnë fundin e deportimeve masive dhe një reformë gjithëpërfshirëse të politikës së emigracionit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci