Të fundit

Izraeli kryen sulm të madh në Teheran: Goditen spitali dhe televizioni shtetëror, tymi mbulon qytetin

Forcat Ajrore Izraelite kanë nisur një seri sulmesh ndaj objektivave ushtarake iraniane në Teheran, njoftoi ushtria izraelite.

Sipas televizionit Al Jazeera, të paktën tre sulme të mëdha ajrore u regjistruan në pjesën veriore të Teheranit.

I njëjti burim raporton se një spital u sulmua me një dron të vogël.

Pamjet e postuara në internet tregojnë një re të dendur tymi mbi disa pjesë të kryeqytetit iranian.

Mediat raportojnë se përveç Teheranit, u sulmuan edhe disa qytete të tjera në Iran.

Clash Report raporton se ndërtesa e televizionit shtetëror iranian u godit po ashtu dhe se transmetimi i drejtpërdrejtë u ndërpre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci