Të fundit

Bajrami mirëpret vendimin e Komerciales: Hapi i parë drejt ndalimit të padrejtësive në sektorin e energjisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami mirëpret vendimin e Gjykatës Komerciale, e cila ka miratuar kërkesën e një biznesi për pezullimin e përjashtimit nga shërbimi universal.

Ajo thotë se edhe pse bëhet fjalë për një rast individual, ky vendim krijon precedent të rëndësishëm duke e vënë në pikëpyetje gjithë procesin e imponuar nga ZRrE për kalimin në tregun e ashtuquajtur të hapur, i cili vetëm si i tillë nuk ekziston.

“Në anën tjetër shprehim keqardhje që ZRrE në vend se të reflektojë, paska zgjedhur të dalë publikisht me një deklaratë arrogante, duke e paraqitur vendimin si të parëndësishëm dhe duke u munduar të minimizoj ndikimin e tij. Kjo tregon për mungesë përgjegjësie dhe mosrespektim të vendimeve të organeve të drejtësisë dhe për vazhdimin e një politike të komplet të gabuar, të papërgjegjshme dhe jo-transparente. Por, ZRrE duhet ta dij ndikimin e këtij vendimi sepse nëse një biznes ka fituar të drejtën për pezullim të përkohshëm për shkak të mungesës së kushteve të barabarta dhe planifikimit, atëherë të gjitha bizneset e tjera të përjashtuara nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike janë në të njëjtën situatë dhe kanë të njëjtat të drejta”.

Bajrami thekson se vendimi nuk është thjesht “teknik” apo “individual” – është tregues i qartë i një procesi të dështuar dhe të papërgatitur nga ZRrE e mbështetur nga Qeveria.

Përmes një reagimi, deputetja e LDK-së pret që Gjykata Komerciale të shqyrtojë me prioritet paditë e tjera të deponuara nga shoqatat dhe biznese.

“Tanimë janë dhjetra padi të tilla ku qindra biznese të përjashtuara nga furnizimi universal u janë drejtu gjykatave duke kërkuar një periudhë tranzicioni dhe mbështetje nga ana e qeverisë. Gjykata Komerciale gjithashtu të trajtojë me urgjencë edhe vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, vendim që rëndon drejtpërdrejt mbi ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla. Organet e drejtësisë, përfshirë Prokurorinë Speciale, të nisin hetime të hollësishme për të ashtuquajturën “mafi energjetike”, për mënyrën si është menaxhuar importi dhe eksporti i energjisë, ndarja e tenderëve në KEK dhe ndikimi i grupeve të interesit në politikat energjetike”.

“Nuk mund të kemi liberalizim tregu pa u siguru fillmimisht që kemi konkurrencë reale, pa transparencë dhe pa mbrojtje të konsumatorit dhe bizneseve”, thotë ajo.

“Nuk mund të kemi institucione rregullator dhe organe vendimmarrëse që e përdorin “tregun e lirë” si justifikim për të rritur çmimet dhe për ju shërbyer interesave të tregtarëve të energjisë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci