Të fundit

Vdes zyrtari policor në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Viktima e këtij aksidenti është Shyqeri Mahmuti, rreth 63-vjeç, zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci