Të fundit

Aksion i suksesshëm i Prokurorisë, arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parasë në Prishtinë

Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë për shkak të dyshimeve lidhur me kryerjen e veprës penale “Falsifikim i Parasë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në mbështetjen e Policisë së Kosovës kanë realizuar me sukses aksionin e tyre të radhës për luftimin e korrupsionit.

Në aksionin e sotëm të Prokurorisë, në pranga ka rënë i dyshuari me inicialet L.A

Gjate realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë para të cilat ndërlidhen me veprën penale.

– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;
– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;
– 1 telefon iPhone;
– 2 x 100€ = 200 €
– 108 x 20€ = 2,160 €
– 40 x 10€ = 400 €
– 23 x 50€ = 1,150 €
– 4 x 100€ = 400 €
– 5 x 50€ = 250 €
– 5 x 20€ = 100 €
– 7 x 10€ = 70 €
– 11 x 5€ = 55 €

Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci