Të fundit

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin dhe armëpushim në Gaza

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të bëhet i përhershëm, dhe të vendoset pushim zjarri në Gazë, në mënyrë që të lehtësohet kriza humanitare ne enklavë.

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka folur për tensionet rajonale, lidhjet dypalëshe, raportet me Bashkimin Europian dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.

Ai u takua edhe shefin e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

“Presidenti Erdogan ka mirëpritur armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit dhe është shprehur se situata ka nevojë që të kthehet në një qetësi afatgjatë. Ai po ashtu kujtoi se kriza humanitare në Gazë sa vjen e rëndohet dhe se atje kërkohet po ashtu në mënyrë urgjente një armëpushim afatgjatë”, thuhet në njoftim.

Turqia, anëtare e NATO-s, është kritike e ashpër e Izraelit dhe luftës së tij kundër Hamasit.

Gaza ka pësuar shkatërrime të mëdha, pas dy vjetësh luftë dhe popullsia e këtij territori është zhvendosur – me raste edhe disa herë – që nga 7 tetori 2023, kur nisi konflikti.

Thirrje të ngjashme Erdogan bëri edhe gjatë takimit me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku nënvizoi se duhet të gjendet një zgjidhje për krizën humanitare në Gazë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci