Të fundit

Aeroporti “Adem Jashari” vazhdon rritjen rekorde, mbi 2 milionë udhëtarë deri në qershor – linjë e re nga java e ardhshme

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po shënon një tjetër vit suksesi. Gjatë këtij muaji është tejkaluar shifra prej 2 milionë udhëtarësh, që paraqet një rritje prej 15 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Rritja pritet të vazhdojë edhe në pjesën e dytë të vitit, marrë parasysh që nga java e ardhshme do të shtohet edhe një linjë direkte drejt Francës. Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka folur për Reporteri.net lidhur me numrin e fluturimeve dhe udhëtarëve, destinacionet, linjat e ditët më të ngarkuara.

Mijëra qyterarë ia mësyjnë çdo ditë Aeroportit “Adem Jashari”. Numri i tyre është shtuar dukshëm pas liberalizimit të vizave, në janar të vitit të kaluar. Por, rritja është akoma më e theksuar sivjet.

Qysh në tremujorin e parë të vitit “Adem Jashari” është renditur ndër 100 aeroportet më të ngarkuara në Evropë, duke shënuar një rritje të jashtëzakonshme vjetore të numrit të udhëtarëve dhe duke u pozicionuar ndër aeroportet me normën më të lartë të rritjes së trafikut ajror në kontinent. Kjo ka vazhduar edhe në muajt pasues.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka thënë se këtë muaj është tejkaluar shifra prej 2 milionë udhëtarësh. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka 15 përqind më shumë udhëtarë, ndonëse dhe vjet ka qenë vit mjaft i suksesshëm, që ishte përmbyllur me 4 milionë udhëtarë.

Numri i fluturimeve vetëm deri në fund të majit ka qenë mbi 11 mijë.

“Gjatë këtij viti deri në fund të muajit Maj kemi pasur mbi 11,000 fluturime. Numri i udhëtarëve ka arritur mbi 1.7 milion ndërsa në muajin qershor është arritur dhe tejkaluar shifra 2 milionë. Vitin e kaluar e kemi përmbyllur me 4 milionë udhëtarë ndërsa gjatë këtij viti kemi një rritje rreth 15%”, ka deklaruar Gara për Reporteri.met.

Deri në 100 fluturime në ditë

Nurmi i fluturimeve që realizohen nga ky aeroport shkon deri në 100 brenda një dite. Gara zbulon edhe tri ditët më të ngarkuara me fluturime e udhëtarë.

“Gjate ditës kemi fluturime rreth 30-100 në ditë ndërsa ditët me numër më të ngarkuar të fluturimeve dhe udhëtareve janë dita e mërkurë, shtunë dhe e diel”, thotë Gara.

Linjë e re nga 3 korriku

Aktualisht janë rreth 30 destinacione nga dhe për në Aeroportin e Prishtinës. Zvicra mbetet një nga destinacionet kryesore, e ndjekur nga Gjermania, Turqia, Austria dhe vende të tjera.

Një lajm i mirë është që do të shtohet edhe një linjë e re. Duke filluar nga java e ardhshme, do të ketë fluturime direkte drejt Francës, me dy destinacione.

“Linja e re për Lyon dhe Paris do të filloj nga data 3 Korrik me ASL Airlines dhe do të operohet 1 herë në javë”, sqaron Gara.

Lehtësim i procedurave

Për të lehtësuar procesin e udhëtimit e reduktuar radhat, vjet ANP ka shtuar katër porta të reja, si dhe ka lansuar edhe shërbimin e Self Check-in.

Nga muaji gusht i vitit të kaluar, Aeroporti ka ofruar sistemin e pranimit të udhëtarëve dhe valixheve që mund të bëhet nga vetë udhëtarët, sistem ky që është pjesë e teknologjisë që përdoret për të lehtësuar procedurat para fluturimit të udhëtareve.

Tani aeroporti ka të instaluar 6 Self Check-in kioska dhe 10 Self Bag Drops për valixhe.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci