Të fundit

U ‘kap’ duke e këshilluar deputeten Pacolli për postimi të rreme me komente, kush është zyrtari i Autoritetit të Konkurencës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka pranuar disa këshilla për gjenerimin e postimeve me komente të rreme, derisa në Kuvend po tentohej për të 40-të herë konstituimi.

Gjatë tentimit të 40-të për konstituimin e Kuvendit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i erdhi një këshillë e çuditshme në “Messenger”.

Në fotografinë që e ka realizuar gazeta “Nacionale” ku shihet ekrani i një tableti që po e përdorte zonja Pacolli, në një grup të hapur në “Messenger”, të titulluar “Seanca cdo 48h”, dikush dërgon një link në të cilin në gjuhën angleze shkruhet: “Zeoob: Gjenerues i Postimeve të Rreme në Facebook me Komente”.

Menjëherë nën këtë link, dikush shkruan: “Qitu e ndreq kollaj.”

Por, ky dikush del të jetë zyrtar i Autoritetit të Konkurencës Albion Rexhepi.

Rexhepi, me të dalë lajmi në Nacionale, ku vërehej fotografia e tij në mesengjer tek sa llafoseshin me deputetën se si të mashtrojnë online, e ndërroi fotografinë e profilit në Facebook.

Rexhepi e ka konfirmuar për Nacionalen se ishte ai që komunikoi me Pacollin, duke shtuar se grupin e mbajn për takime dhe dalje me bicikleta, “Po unë kam komunikuar. Por grupi në fakt ekziston për dalje me bicikleta. Unë Fitoren e kam shoqe dhe emrin e grupit e kemi ndërruar në formë sarkazme, sepse Fitorja shpesh herë nuk po mund të vije për shkak të obligimeve në Kuvend. Dua ta bëjë edhe një sqarim, unë komunikimet me Fitoren i bëjë në baza personale, sepse e kam shoqe dhe jo në kuadër të institucionit ku punoj.” – u shpreh ai.

Albion Rexhepi, siç shihet në profilin e tij në Facebook është i afërt me Fitore Pacollin. Vet Pacolli kishte publikuar videome Rexhepin tek sa ekspozonin ‘sovranitetin’ mbi Urën e Ibrit, duke u shetitur me biçikleta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci