Të fundit

Peci flet pas takimit me Osmanin: Partitë politike t’i thirrin arsyes, Haxhiu është patriote

Kryetari i Listës Guxo, Faton Peci tha sot se Albulena Haxhiu nuk është arsyeja e problemit të ngërçit institucional.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani të enjten, Peci i bëri apel partive politike që “t’i thirrin mendjes” dhe ta mundësojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Shfrytëzoj rastin edhe njëherë pas takimit, me i bë apel të gjithë partive politike që t’i thirrin arsyes dhe mendjes së shëndosh dhe të mundësojnë konstituimin e Kuvendit sepse kjo është mundësia e vetme qysh ne mund ta kemi një qeveri brenda 15 ditësh, e pastaj nëse ne nuk kemi mundësi si Vetëvendosje-Guxo dhe Alternativa, atëherë do të kenë mundësinë edhe [partitë] e tjera”, tha ai.

Ai tha se çështja e emrit të të propozuares për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, “nuk është arsyeja e problemit”.

“Albulena Haxhiu i ka të gjitha kredencialet për të qenë kryetare e Kuvendit”, tha Peci.

Peci tha se Albulena Haxhiu e ka dëshmuar se është qytetare dhe zyrtare patriote e Kosovës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci