Të fundit

Policia po heton dy vdekje në Suharekë – një burrë u gjet pa shenja jete, ndërsa një grua vdiq në rrethana të panjohura

Policia e Kosovës po heton dy raste të vdekjeve në Suharekë.

Dje në orët e para të mëngjesit një burrë u gjet pa shenja jete.

“Stacioni Policor-Suharekë 04.07.2025 – 04:00. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, tha policia në raportin 24-orësh.

Ndërkaq, në një rast tjetër, policia tha se në rrethana të panjohura ka vdekur një grua dje po ashtu në Suharekë.

“Suharekë 04.07.2025 – 10:03. Viktima femër kosovare, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci