Të fundit

Seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, më 14 korrik

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar datën për seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në rastin e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt.

Seanca pritet të mbahet më 14 korrik 2025, në ora 09:00.

Të pandehurit po përballen me akuza të rënda për vrasjen që tronditi opinionin publik në fund të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij, ndërsa Plava dhe Kokalla akuzohen si bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale.

Ndërkohë sot në bazë të raportit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike, rezultoi se Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim apo sëmundje mendore dhe është i aftë të përballet me procesin gjyqësor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci