Të fundit

Financial Times: Trump e pyeti Zelenskyn nëse Ukraina mund ta bombardojë Moskën

Presidenti amerikan Donald Trump e ka pyetur homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyn nëse Ukraina ishte e aftë të godiste Moskën, pasi ai inkurajoi më shumë sulme me rreze të gjatë veprimi brenda Rusisë.

Presidenti amerikan i tha homologut të tij ukrainas se donte që Ukraina t’i “bënte ata [rusët] të ndienin dhimbjen” dhe ta detyronte Putinin të ulej në tryezën e negociatave, ka raportuar revista e njohur Financial Times duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë dëgjuar bisedën mes Trumpit dhe Zelenskyyt.

“Volodymir, a mund ta godasësh Moskën?… A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?” thuhet se pyeti presidenti amerikan në telefonatën e 4 korrikut.

Presidenti ukrainas u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët”.

Pas telefonatës, Kievi mori një listë nga ndihmësit amerikanë të sistemeve të sulmeve me rreze të gjatë veprimi që mund të viheshin në dispozicion përmes transferimeve nga palë të treta.

Pavarësisht qëndrimit të ndryshuar të zotit Trump, thuhet se SHBA-ja po ngurron t’i jap Ukrainës raketa Tomahawk, raketa me saktësi të lartë që mund të godasin objektiva 1,600 km larg.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci