Të fundit

Izmaku paralajmëron marrëveshje me Kurtin: Limaj nuk heq dorë nga posti i kryeparlamentarit

Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku në një deklaratë për media pas dështimit të seancës konstitutive, ka paralajmëruar se gjatë fundjavës pret që të ketë epilog pozitiv në takimin mes shefit të saj, Fatmir Limaj dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Mirëpo deputetja Izmaku ka thënë se Limaj nuk do të heqë dorë nga posti i kryetarit të Kuvendit.

“Presim që në fundjavë të ketë epilog pozitiv dhe të prodhohet një rezultat. Pritet që kafja ose dreka të kryet dhe shpresojmë. Nuk heq dorë nga plani që Limaj të jetë në krye të Kuvendit. Besoj që do të arrihe marrëveshja”, ka thënë Izmaku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci