Të fundit

SHBA-ja vendos bombat bërthamore në Britani, detaje nga misioni sekret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besohet se kanë pozicionuar armët bërthamore në Britani të Madhe për herë të parë pas 15 vjetësh.

Një aeroplan ushtarak i SHBA-së, C-17 ka aterruar në bazën ushtarake në Suffolk të enjten.

Ai ka realizuar fluturimin nga baza ajrore në New Mexico, ku ushtria amerikane ruan bombat bërthamore.

Analistët ushtarakë besojnë se në aeroplan kanë qenë bombat bërthamore që deri në vitin 2008 janë pozicionuar në një bazë në Angli.

Qeveritë amerikane dhe britanike nuk kanë komentuar për lokacionin e bombave bërhtamore.

Mirëpo, ekspertët besojnë se fluturimi i aeroplanit C-17 ishte i ngjashëm me misionet e mëparshme për transportin e bombave bërthamore.

Hapësira ajrore e bazës ishte e ndaluar plotësisht të enjten dhe aeroplani nuk është kthyer menjëherë në SHBA.

Ky aeroplan gjithashtu ishte furnizuar me kerozinë në pjesën lindore të SHBA-së, që do të thotë se fluturimi ishte mision me prioritet të lartë.

Baza britanike Lakenheath ruan aeroplanët amerikanë F-15 dhe F-35A.

Aeroplanët F-35A kanë kapacitet për të lëshuar bombat bërthamore.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci