Të fundit

Isufaj i përgjigjet Kurtit: I kam 300 aktakuza në karrierë, vetëm gjashtë të refuzuara

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë Albin Kurti se ai s’e ka fituar asnjë rast në Gjykatë.

“Nivel i ulët më duket me i komentu këto në karrierën time nga vitit 2010 jam prokuror dhe vazhdimisht kam qenë prokuror i krimeve të rënda, për mos me ekzagjeru në karrierën time minimum mund të jenë rreth 300 aktakuza që i kam ngrit, nashta pak ma shumë ose më pak, me dijeninë time 6 i kam të refuzuara gjatë gjithë karrierës”, tha ai.

Ai tha se kjo është lehtë e verifikueshme.

“As që po më intereson a e din a s’e din. Jam i sigurt që nuk shërbehet me fakte, por me thashetheme. Sepse po të shërbehej me fakte, ai s’ish dashtë me thënë kështu”, tha Isufaj në KallxoPernime.

Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar, kryeministri në detyrë Kurti e kritikoi Isufajn për disa raste gjyqësore.

Ai tha se Isufaj është prokurori që vrasjen e Dino Asanajt e kishte shndërruar në vetëvrasje.

“Aty në krye edhe më tutje me ndikim dhe funksion është Blerim Isufaj, i cili vrasjen e Dino Asanaj e shndërroi në vetëvrasje dhe vetëvrasjen e Ismet Sopës e shndërrojë në vrasje. Ky është problemi të nderuar deputetë….Edhe në krye të Gjykatës Kushtetuese edhe në krye të Prokurorisë së shtetit kemi njerëzit e njëjtë, pasi ata s’po dalin në zgjedhje në popull pasi ish marr vesh çka mendon populli për ta. Prandaj ka këtë ngecje. Edhe iniciativa për reformimin e sistemit të drejtësisë po përfundojnë në sistemin e drejtësisë i cili s’po dëshiron të reformohet”, tha Kurti në një fjalim nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci