Të fundit

Haxhiu i reagon Deliut: Të marr seriozisht, vetëm kur kërkon falje që e ke votuar Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë

Albulena Haxhiu, deputete dhe ministre në detyrë e drejtësisë, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, e cila i kujtoi sulmin seksist që ia kishte bëri bashkëshorti i saj vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Deliun do ta merrte seriozisht, vetëm nëse do të kërkonte falje sinqerisht për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale.

Postimi i saj i plotë:

Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.

Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci