Baton Haxhiu deklaroi se në nëntor të këtij viti pritet të shqyrtohet problemi “serbo-shqiptar” nga administrata Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Duke iu referuar Kosovës, Haxhiu tha se SHBA ka një hierarki të prioriteteve, ku Ballkani nuk zë ndonjë vend të rëndësishëm.
“Nëse shkojmë te hierarkia e deklaratës së Trump, ai tha që unë solla paqen mes Indisë dhe Pakistanit që sipas tij ‘budallallëqet e Biden e shkatërruan’. Ata hynë në luftë për çështje të kufirit atje, problemi ka patur vetëm një emër, Kina, që ka qenë shumë brenda në Pakistan dhe ka bërë presion të jashtëzakonshëm”, tha ai në një intervistë në MCN TV.
“Amerika, siç e hoqi me urdhër në Maqedoni, tha të gjitha firmat kineze nuk i dua këtu dhe sot e ka larguar Kinën nga Maqedonia. Në Serbi është brenda ende. Problemi i Kinës, e eleminoi. E dyta, ka të bëjë me një proces, ajo që quhej luftë brenda Shtëpisë së Bardhë, mes trampistëve të vërtetë, ose grupit të Vance, një grup radikal, fitoi grupi i Sekretarit të Shtetit dhe Jared Kushner bashkë me Ivankën. Çfarë ndodhi? Gjëja e ardhshme është Tajvani, pastaj vjen Ukraina, ose ndarja e Ukrainës, si të doni quajeni, në fund pastaj nga nëntori vjen çështja e Ballkanit. Në nëntor, hapet çështja ose problemi serbo-shqiptar”, tha ndër të tjera Haxhiu.
Haxhiu tha se nuk pritet të ketë vendim parimor nga administrata Trump për Kosovën.
