Të fundit

Pasi mbërrin në Prishtinë, Kopenhaga i kushton vëmendje të veçantë legjendës Vokrri

Klubi i Kopenhagës ka mbërritur në Prishtinë të hënën pasdite, në prag të përballjes me Dritën në ndeshjen kthyese të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Në një artikull të publikuar sot në uebfaqen e klubit, Kopenhaga shkruan për historikun e stadiumit dhe legjendën Fadil Vokrri, emrin e të cilit e bart stadiumi i Prishtinës.

Në fillim të artikullit, klubi danez shkruan se sonte, FC Drita nuk do të luajë në shtëpinë e saj, në stadiumin e qytetit të Gjilanit, por në stadiumin Fadil Vokrri, stadiumin kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

“Stadiumi në Prishtinë është i miratuar nga UEFA, ndryshe nga stadiumi i qytetit të Gjilanit, kështu që tifozët e tyre do të duhet të udhëtojnë një orë në veri të vendit sonte”, shkruan Kopenhaga në uebfgaqen zyrtare të klubit.

Siç shohim shpesh kur udhëtojmë nëpër Evropë, stadiumi mban emrin e një personi, Fadil Vokrrit, i cili ndërroi jetë në vitin 2018 në moshën vetëm 57 vjeçare, thekson artikulli.

“Ai pati një karrierë të shkëlqyer si lojtar në vitet ’80 dhe ’90, përfshirë këtu në Prishtinë, si dhe te Partizani, Nimes dhe Fenerbahce. Pas karrierës së tij, ai ishte drejtor sportiv në Prishtinë dhe më vonë president i Federatës së Futbollit të Kosovës, duke ndihmuar në ndërtimin e strukturës së vendit të shkatërruar nga lufta, i cili fitoi statusin zyrtar të FIFA-s vetëm në pranverën e vitit 2016”, thuhet në artikullin e Kopenhagës.

“Ishte një ditë zie për të gjithë kombin kur ai vdiq papritur nga një atak në zemër dy vjet më vonë, dhe po atë ditë u vendos që stadiumi të riemërohej për ta nderuar atë – dhe sot ka një statujë të tij jashtë stadiumit”, vazhdon shkrimi.

Një fotografi e Vokrrit është publikuar në artikull.

“Deri atëherë quhej Stadiumi i Qytetit të Prishtinës, i cili u ndërtua në fillim të viteve ’50 dhe u inaugurua në vitin 1953, dhe që atëherë ka qenë stadiumi i KF Prishtinës”.

Sot Stadiumi ka vend për rreth 14,000 tifozë, dhe vetëm tribuna kryesore është e mbuluar, ndërsa tre tribunat e tjera janë relativisht të ulëta. Ka pista vrapimi përreth fushës, megjithëse jo aq shumë sa shihni diku tjetër, por ka një distancë të caktuar midis fushës dhe spektatorëve, sipas artikullit.

Ndeshja mes Dritës dhe Kopenhagës fillon në orën 20:00. Ndeshja e parë përfundoi 2-0 për danezët.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci