Të fundit

Avokati Koci nis një seri të postimeve për ekonominë në Kosovë, pas debatit me Hekuran Muratin

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se pas komenteve me Hekuran Muratin, do të fillojë një seri të postimeve për ekonominë në Kosovë.

Ai ka shkruar se për çdo ditë, do ta trajtojë nga një temë të caktuar.

Postimi:

Ekonomia: Manuali i Mbijetesës në Kosovë

I cytur nga postimet e ministrit Hekuran Murati dhe debati që e patëm dje, prej nesër do ta nis një seri postimesh: ABC e ekonomisë së Kosovës 2015–2024.

Çdo ditë, nga një temë e caktuar.

Shkurt, qartë, me shifra – në gjuhën që e kuptojnë të gjithë, madje edhe ata që sot vendosin për ekonominë, por s’e dallojnë rritjen nominale nga ajo reale.

Ekonomia është për mua një prej pjesëve kryesore të udhëheqjes së shtetit – fusha që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Për këtë arsye, e konsideroj si njërën prej komponentëve më të rëndësishme që duhet ta trajtojnë politikanët.

Do të flas për:

• Rritjen ekonomike – dhe pse shifrat shpesh mashtrojnë

• Të hyrat buxhetore

• Tatimet dhe barrën tatimore

• Shpenzimet e buxhetit

• Pagat

• Remitencat

• Pabarazinë në paga – pse rritja nuk përkthehet automatikisht në zhvillim

• Papunësinë e përgjithshme dhe të rinjve

• Pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore

Pa dashur ta akuzoj askënd, gjithmonë paraqitem si faktor uniteti me qëndrimet e mia.

Kemi nevojë për këtë më shumë se kurrë.

———

Ky nuk është leksion. Është një pasqyrë e ekonomisë – e thënë pa formula; thjeshtë dhe kuptueshëm.

E kemi shtetin e përbashkët, dhe secili prej nesh ka obligim me e dhënë kontributin e vet.

Në anën tjetër, sa herë që kam mundësi, jam i gatshëm të ndihmoj për të mirën e përbashkët dhe për shtetin e Kosovës.

Nëse duam ndryshim, duhet ta fillojmë nga e kuptuara e realitetit – sepse pa e kuptuar, nuk ka as ndryshim.

Për fund, e vlerësoj gatishmërinë e ministrit Hekuran Murati për të zhvilluar debat publik me mua, një qytetar i Republikës së Kosovës, mbi tema që prekin interesin e përbashkët.

Ky është shembull i një praktike që duhet të bëhet standard, jo përjashtim.

P.S. I inkurajoj lexuesit të kontribuojnë duke komentuar.

Natyrisht, sipas nevojës dhe rrjedhës së debatit, e rezervoj të drejtën edhe me e shtu apo me e heqë ndonjë temë ditore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci