Të fundit

Më në fund po ndodh: Ardon Jashari niset drejt Milanos për t’i kompletuar testet mjekësore

Mesfushori i talentuar me prejardhje shqiptare, por që luan me kombëtaren e Zvicrës, Ardon Jashari ka marrë rrugën për në Itali, më saktësisht në Milano.

Mesfushori 23-vjeçar tashmë do t’i bashkohet Milanit, pas një vere të nxehtë, me Club Bruggen që mezi e lëshoi lojtarin në fjalë.

Transferimi i Jasharit, Milanit do t’i kushtojë 39 milionë euro, së bashku me bonuse.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka bërë me dije se Ardon Jashari tashmë ka marrë rrugën për në Itali, për të kryer testet mjekësore dhe për t’u prezantuar si lojtari më i ri i “Rossonerëve”.

Ardon Jashari u transferua te Brugge sezonin e kaluar, për shumën e 6 milionë eurove, teksa pas një sezoni në Belgjikë fitoi çmimet si “Lojtari më i Mirë i Sezonit” dhe “Lojtari i Ri më i Mirë i Sezonit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci