Të fundit

Punëtori humb jetën në vendin e punës në Suharekë, arrestohen pronari i firmës “Noli” dhe një tjetër person

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Suharekë, ku një punëtor ka humbur jetën gjatë punës në firmën “Noli”.

Rreth orës 14:30, më 1 shtator, në Emergjencën e Suharekës është sjellë pa shenja jete Pajtim Osmani, 35-vjeçar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në kokë derisa po punonte me një vinç ngarkues në rrugën Dubravë–Mushtishtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë së Suharekës, hetuesit rajonalë, inspektori i punës dhe ekipi i forenzikës rajonale, ndërsa Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë.

Pas ekzaminimit të rrethanave, Prokuroria ka urdhëruar që në cilësinë e të dyshuarve të intervistohen: Dashnor Mustafa, 34-vjeçar, pronar i kompanisë, për veprën penale “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” dhe Skender Osmani, 45-vjeçar, për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Të dyshuarve, pas intervistimit në prani të avokatëve, me vendim të Prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në stacionin policor të Prizrenit./Sinjali

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci