Të fundit

Drejtori i Radio Kosovës “zbulon” një tjetër skandal të Jeta Xharrës: Prokurori a jeni gati?

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, ka hedhur akuza të reja në drejtim të BIRN Kosova dhe drejtuesve të saj, gazetares Jeta Xharra.

Halili përmes një postimi në rrjetin e tij social, ka hedhur dyshime mbi raportet financiare të raportuara nga BIRN Kosova.

Duke marrë parasysh raportet e audimit, Halili ka pretenduar se Jeta Xharra me BIRN Kosova ka bërë raportim të rremë financiar ose mashtrim të qëllimshëm.

Sipas Halilit, shifrat e paraqitura në raportet e auditimit nuk përkojnë me realitetin.

“BIRN Kosova i Jeta Xharrës, në raportet e auditimit, paska deklaru që nga aktivitetet me RTK-në ka marrë rreth 357 mijë euro prej 2021 deri në 2024. E vërteta është se RTK-ja, në këto vite, nuk ka pasur marrëveshje kontraktuale. E vetmja shumë e paguar është rreth 25 mijë €, edhe ato i ka marrë përmbaruesi me zor për një borxh paraprak. Këto raportime ngrehin pyetje serioze: A kemi të bëjmë me raportim të rremë financiar, mashtrim të qëllimshëm apo ndonjë formë tjetër të kontabilitetit ‘kreativ’ që duket sikur e ka shpikë BIRN Kosova i Jeta Xharrës? Nëse s’i keni marrë nga RTK, prej kujt i morët që ia faturuat RTK-së? Kush po iu financon?”, thuhet në postimin e tij.

Halili ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Prokuroria për të nisur hetimet ndaj Jeta Xharrës dhe BIRN Kosova.

“Në letra figurojnë shifra që në realitet nuk ekzistojnë. Për çfarë po justifikohen këto të holla? Për projekte, për tendera apo për ndonjë magji të stilit “alla BIRN”? Prokuroria, nëse ka drejtësi në këtë vend, duhet ta hapë dosjen sot, jo nesër. Se me këso shifrash kontradiktore nuk po luhet veç me RTK-në”, ka shkruar ai.

Krejt në fund, Halili ka përsëritur kërkesën e tij të kamotshme për një debat me Xharrën.

“PS: Thirrja ime për debat përnime me Jeta Xharrën mbetet e hapur. Hajde të flasim me letra çelë për procedurat e marrjes së milionave në RTK”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci