Të fundit

“Ua ka nxan rrota bishtin”, drejtori i Radio Kosovës publikon skandalin e radhës nga Jeta Xharra

Drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, ka hedhur akuza të reja në drejtim të BIRN Kosova dhe drejtuesve të saj, gazetares Jeta Xharra.

Halili përmes një postimi në rrjetin e tij social, ka hedhur dyshime mbi raportet financiare të raportuara nga BIRN Kosova.

Ai ka pyetur se përse BIRN po tenton të manipulojë opinionin publik.

Postimi I tij i plotë:

Reagim / Kallxim Përnime e me Ftyrë për t’bëmat e BIRN-it të Jeta Xharrës në RTK

A bre, kjo veç n’Kosovë ndodh . Pse more po tentoni me manipulu opinionin deri në këtë derexhe kur ua ka nxon rrota bishtin.

Qe po ju Kallxoj ku po rreni:

RTK-ja për BIRN-in e Jeta Xharrës s’ka dhënë as donacion, as grant. Jo bre, kanë pasë kontrata tregtare për emisione televizive, biznes i pastër: me fatura, me çmime, me pagesa.

Ama çka bën BIRN-i i Jeta Xharrës? Në raportet e tyre të auditimit figuron si grant, ndonëse kanë bo biznes.

Kjo çka kanë bo i bjen njësoj si me i thanë qirasë që ia pagun pronarit: “dhuratë vullnetare”.

Faktet flasin vetë: Prej vitit 2021- 2024, BIRN ka deklaru që i ka pranu prej RTK-së rreth 357 mijë euro. ( 2024 – 70,612 €; 2023 – 84,276 €; 2022 -136, 853 €; 2021- 65,050€ )

E ku është loja?

Në ato vite, RTK s’ka pagu asgjë realisht në përjashtim të 25 mijë eurove që ia ka marr përmbaruesi me zor për një borxh paraprak.

Pra, të hyrat BIRN-i i Xharrës i ka futë ma vonë, jo në vitin kur u bënë emisionet siç e obligon ligji.

Në vend që t’u referohen Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK-SNFR), na tregojnë për “Standarde të Auditimit”. Po këto nuk janë e njëjta punë, bre, standardet kontabël janë shkelur. Sepse Standardet e Auditimit të tregojnë qysh me auditu, jo qysh me trajtu zëra.

Pra, BIRN Kosova i Jeta Xharrës jo vetëm që ka hy në Transetuesin Publik për 15 vjet rresht me negocim me ish-menaxhmentet e RTK-së (besoj po e dini me kon ka bo biznes) pa konkurencë, me kontrata të dyshimta, madje e ka caktu çmimin vetë si operator i jashtëm ekonomik, po tash a mund të interpretohen këto gjetje si shmangie tatimoret?!

Me një fjalë a i thonë kësaj dyshim i bazuar për: evazion fiskal, Made in Kosovo?

Kur fija ua nxjerr lomshin e dyshimeve të arsyeshme për shkelje të mundshme?!.

Pyetjet lindin vetë:

Pse nuk janë deklaru të hyrat në kohën e duhur?

A janë këto para të qytetarëve fitim i pastër nga aktiviteti ekonomik me RTK, që duhet të tatohen nga shteti, siç e kërkon ligji?

Duke pasur parasysh këto dyshime të arsyeshme për shkelje dhe për evazion fiskal, i bëj thirrje Prokurorisë dhe organeve hetimore që ta hetojnë këtë çështje me shpejtësi dhe me objektivitet.

E tash dallimi i madh për debatin fer:

Unë po shkruaj këtu në Facebook, me letra e fakte në dorë, për dallaveret me kontrata e para të qytetarëve.

Ata, në vend që me dhanë llogari për shkeljet, po përdorin median për sulme personale, shpifje e intimidim, veç për me shpërqendru publikun nga pyetjet e vërteta.

PS: Thirrja ime për debat përnime me Jeta Xharrën mbetet e hapur. Hajde të flasim me letra çelë për procedurat e marrjes së milionave në RTK. Ani paskan rrejtë në reagim “jemi gati për debat”. Jeta Xharra, a po e konfirmon që s’ke pranu e i ke refuzu dy media? Ose deklarohu këtu le ta sheh publiku, ku e kur po ballafaqohemi?

E tash, nëse i thuni vetës “profesionallca”, qitne këtë reagim në portalet tuaja e shpërndane në kor. Nëse s’ju pëlqen, s’kam çka me ju bo. Shihemi n’gjyq!

PS: Kësaj here s’më paskan paditë me padi “SLLAP”, por qenkan marr me shpifje personale tu mendu që po më ndalin.

Për qytetarët, profesionistët (ekonomistët, kontabilistët, auditorët) dhe organet e hetuesisë shikoni provat vetë

Linku i raporteve të auditimit të BIRN-it https://birn.eu.com/…/annual-and-financial-reports…/

Dëshmia sesi e kanë deklaruar në raportet e auditimit, grantin si aktivitet biznesor.

Kontrata që dëshmon aktivitetin biznesor mes RTK dhe BIRN.

Edhe për ju BIRN, këtu i keni krejt, edhe këto edhe ato që thojshit nuk i kam. Ju krejt bashkë s’keni bash hiç

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci