Të fundit

Abdixhiku për VV-në: Të paditur në thelb, mënyra si e devijonte Kurti gjuhën shqipe për aktgjykimin e Kushtetueses ishte shokuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje për takimin që e kishin pasur liderët e partive me Albin Kurtin.

Abdixhiku ka thënë se në këto takime, sipas tij, u konfirmua që VV-ja janë të paditur në thelb.

Kryetari i LDK-së ka thënë se Albin Kurti e devijonte në mënyrë shokuuese gjuhën shqipe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mënyra se si intepretonin këta aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese është e habitshme. Në takimet që kam pasur me liderët, bashkë me Hykmete Bajramin. Mënyra si Kurti e intepretonte gjuhën shqipe të aktgjykimit ka qenë shokuese. Të paditur në thelb. Në momentin e caktuar Hykmjeta më tha kryetar me këta nuk duhet me qeverisë kurrë se janë të pamarrun vesh. Aty shkruante sipas praktikës paraprake, mënyra se si e devionte gjuhën shqipe nuk ishte normale. Me njerëz të tillë nuk mund të bësh rezonim politik, ishte material propagandues”, ka thënë Abdixhiku në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci