Të fundit

Trump në Pentagon për 9/11: Nëse na sulmoni, do t’ju ndjekim kudo që jeni

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Pentagon me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

Ai bëri homazhe për 2,977 viktimat dhe u zotua se “nuk do ta harrojë kurrë” atë ditë të errët për Amerikën.

Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se çdo sulm i mundshëm ndaj Shteteve të Bashkuara, nën presidencën e tij, do të përballet me ashpërsi të pakompromis.

Presidenti lidhi këtë qasje edhe me vendimin e tij të fundit për të ndryshuar emrin e Departamentit të Mbrojtjes në Departament të Luftës.

“Nëse sulmoni Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do t’ju ndjekim kudo. Do t’ju shkatërrojmë pa mëshirë dhe do të triumfojmë pa asnjë dyshim. Prandaj e kemi riemëruar ish-Departamentin e Mbrojtjes në Departament Lufte. Kjo do të bëjë ndryshim”, u shpreh Trump.

Duke folur për sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001, ai tha se amerikanët nuk u dorëzuan.

“Përbindësha të egër sulmuan simbolet e qytetërimit tonë. Megjithatë, këtu në Virxhinia, në Nju Jork dhe në qiellin e Pensilvanisë, amerikanët nuk u lëkundën. Ata qëndruan në këmbë dhe i treguan botës se ne nuk do të tërhiqemi, nuk do të përkulemi, nuk do të dorëzohemi dhe flamuri ynë i madh amerikan nuk do të dështojë kurrë”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci