Të fundit

Veprimet e Qeverisë në detyrë në Veri, OSBE: Jemi gjithnjë e më të shqetësuar, ndërprerjet e shërbimeve godasin të moshuarit

“Ndërprerjet e këtyre shërbimeve godasin në mënyrë proporcionale më rëndë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me alternativa të kufizuara”, thuhet në reagimin e OSBE-së, shkruan Express.

OSBE në reagim thekson se çdo masë që ndikon në shërbimet publike duhet të sigurojë akses të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërsa mosmarrëveshjet duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe me konsultime kuptimplote lokale.

“Misioni do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër si pjesë e mandatit të tij të paralajmërimit të hershëm dhe mbështetjes për komunitete elastike dhe gjithëpërfshirëse.”, thuhet ne reagim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci