Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka vizituar fabrikën e llaqeve “Bunjamini”, të cilën e ka cilësuar si lider të kësaj industrie në qytet.
Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri ka deklaruar se do t’i mbështes prodhuesit dhe tregtarët lokalë duke krijuar kushte më të mira për investime dhe inovacion.
“Fabrika e llaqeve ‘Bunjamini’ është lider i kësaj industrie në Mitrovicë. Unë do t’i mbështes prodhuesit dhe tregtarët mitrovicas, duke krijuar kushte më të mira për investime dhe inovacion. Zhvillimi i Mitrovicës kërkon angazhim të përhershëm dhe bashkëpunim”, ka shkruar ai.
