Të fundit

Abdixhiku: Më 2021 vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim më shumë komuna

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se të dielën do të ketë festë në LDK.

Ai në Pressing në T7, ka thënë se presin që të fitojnë pa balotazh në disa komuna.

“Në zgjedhjet lokale të kaliara, vetëm Pejën e Lipjanin e fituam pa balotazh, këtë herë presim që të fitojmë edhe më shumë komuna”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje tha se LDK ka shtrirje të votës në të gjithë Kosovën, dhe sipas tij, kjo do të shihet të dielën, kur të mbahen zgjedhjet lokale.

“LDK ka shtrirje të votës në gjithë Kosovën, në zgjedhjet lokale ka shumë rëndësi kjo. Ka prezencë në regjionin e Prishtinës 01, edhe në votat nacionale, në Prishtinë, në Lipjan, në Fushë Kosovë, dhe në Llap.  Kemi prezencë të mirë edhe në Dukagjin”, tha Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci