Të fundit

Rrezarta Krasniqi: Sot bëhen 10 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, një nga arritjet më të mëdha të Kosovës nën qeverisjen e LDK-së

Rrezarta Krasniqi nga radhët e LDK-së, ka kujtuar sot dhjetëvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një nga arritjet më të mëdha shtetërore, të realizuar gjatë qeverisjes së LDK-së me kryeministrin Isa Mustafa.

“Sot bëhen 10 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së dhe Kryeministrit Isa Mustafa,” ka shkruar Krasniqi në një postim në rrjetet sociale.

Ajo ka përmendur edhe Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar gjatë mandatit të kryeministrit Avdullah Hoti, si një tjetër hap historik në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës.

“Sot, për fat të keq, Qeveria Kurti ka dështuar ta zbatojë frymën e MSA-së dhe ta shfrytëzojë atë për zhvillimin e vendit, duke e sjellë Kosovën nën sanksione të Bashkimit Evropian,” ka theksuar Krasniqi.

Sipas saj, LDK mbetet forca politike që ka afruar Kosovën me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa “qeveria Kurti e ka larguar vendin nga rruga euroatlantike.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci