Të fundit

Shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, SPAK sjell prova të reja në gjyq

Seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e parashikuar të mbahej sot, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit mbrojtës të Kryemadhit, ndërkohë që burime nga gjykata bëjnë me dije se SPAK ka paraqitur prova të reja kundër çiftit Meta–Kryemadhi.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjatë hetimeve janë zbuluar skema korrupsioni dhe abuzime me pushtetin, ndërsa përveç Metës dhe Kryemadhit, në gjyq janë dërguar edhe tre persona të tjerë të përfshirë në dosje.

Pas përfundimit të seancës, Monika Kryemadhi doli në një deklaratë për mediat, duke reaguar ndaj zhvillimeve të fundit hetimore.

“Kjo do të thotë që hetimi nuk paska mbaruar, por ende vazhdon, dhe ne jemi në hetim paraprak. Arsyeja për këtë veprim është për të mbajtur z. Meta në burg dhe familjarët tanë nën presion, në kuadër të një inati personal që nuk e di në emër të kujt bëhet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci