Të fundit

Zvicra do të jetë pa njërin prej lojtarëve kryesorë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Kosovës

Një lajm i keq për Kombëtaren e Zvicrës dhe për trajnerin Murat Yakin.

Sipas informacioneve të gazetës Blick, mesfushori zviceran, Remo Freuler ka pësuar thyerje të klavikulës (kockës së shpatullës) gjatë fitores së Bolognas ndaj Parmës të dielën dhe pritet të operohet në fillim të kësaj jave.

Kështu, kapiteni 33-vjeçar i Bolognas do të mungojë jo vetëm në ndeshjet e rëndësishme të Ligës së Europës dhe kampionatit italian, por edhe në dy ndeshjet vendimtare të Zvicrës në kualifikimet për Kupën e Botës kundër Suedisë dhe Kosovës.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për helvetikët, të cilët kërkojnë ta mbyllin ciklin kualifikues në vendin e parë dhe të sigurojnë kualifikimin në Botëror.

Një lajm i mirë për ta është rikthimi i Ardon Jasharit, megjithatë nuk dihet nëse do të ftohet për këto ndeshje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci