Të fundit

Senzacioni i politikës: A e dini që kryetari i ri i Nju Jorkut është tifoz i madh i klubit anglez

Zohran Mamdani është tifoz përnjëmend i futbollit.

Myslimani i parë që u bë kryetar i bashkisë së Nju Jorkut të martën, fitorja e të cilit shkaktoi senzacion në politikën amerikane, është një tifoz i madh i Arsenalit.

Në një bisedë që pati me prestigjiozen sportive The Athletic para një muaji, Mamdani rrëfeu pasionin e madh që ka për futbollin.

Siç shkroi The Athletic, njerëzit pranë fushatës së tij thanë se Mamdani shihte sekuenca nga ndeshjet e Arsenalit në veturë përgjatë rrugës për ngjarje elektorale. Përgatitësi i fjalimeve të tij, Julian Gerson tha se Mamdani dëshironte të përfshinte në fjalimet e tij referenca me futbollistët e Arsenalit, Bukayo Saka dhe William Saliba, dy nga futbollistët favorit të tij.

I lindur në Ugandë, në lindje të Afrikës, nga një familje me origjinë indiane, Mamdani lëvizi në Nju Jork në moshën 7-vjeçare. Kjo ishte koha kur ai thotë se u bë tifoz i futbollit. I Arsenalit në veçanti.

“Xhaxhai im ishte tifoz i Arsenalit”, tha Mamdani. “Ai më njoftoi me klubin. [Arsene] Wenger ishte një nga menaxherët e parë që solli në Premier Ligë futbollistë afrikanë. Jam rritur me Kolo Toure, Kanu, Alex Song, Lauren dhe Emmanuel Eboue. I dashuroja David Seaman, Sylvain Wiltord, dhe të gjithë këta. Kam qenë në disa ndeshje të Arsenalit, shumicën prej tyre me xhaxhain tim. Ka qenë pjesë e madhe e jetës dhe identitetit tim”.

Mamdani, në të njëjtën intervistë ka folur edhe për Kupën e Botës që do të zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm.

Ai ka kritikuar FIFA-n për çmimet e larta të biletave për tifozët për ndeshjen e Botërorit. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci