Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të themelojë një Komision për vlerësimin e fletëvotimeve pas dyshimeve për manipulim me vota në Mitrovicë.
KQZ-ja ka thirrur një mbledhje sot ku pritet të miratohet rekomandimi për themelimin e këtij komisioni.
Themelimi i tij ishte rekomanduar pas dyshimeve për manipulimin e rezultatit zgjedhor në raundin e dytë në Mitrovicë.
Ky komision do të bëjë vlerësimin e fletëvotimeve dhe përputhjes së numrit të fletëvotimeve në vendvotimeve, bëhet e ditur në njoftimin e KQZ-së.
Numërimi në këtë komunë ishte ndërprerë me urdhër të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, pasi disa fletëvotime kishin numër të ndryshëm serik nga vendi i votimeve.
Numërimi kishte rifilluar të nesërmen, ndërsa rezultati final nga Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë pritet të publikohet sot.
Në balotazh sipas rezultateve preliminare nga KQZ fitues kishte dalë kandidati i LVV-së, Faton Peci.
