Të fundit

“Ridi” pjesë e abuzimit me rezervat shtetërore, avokati e mbron: Është kontribuues i madh i UÇK-së

Avokati i afaristit, Ridvan Muharremit ka deklaruar se seanca fillestare do të mund të shtyhet.

Përfaqësuesi ligjor, Mahmut Halimi tha se seanca e planifikuar më 10 dhjetor do të mund të zhvendoset për 12 dhjetor për shkak të angazhimeve të avokatëve.

“Risi është se me datën 10 të dhjetorit ka qenë e caktuar seanca fillestare. Por sipas gjitha gjasave do të mbahet më datën 12. Kështu kemi biseduar me gjyqtarin, për shkak të agjendave të avokatëve. Dhe prej asaj ditë besoj që do të jemi të themi pak më tepër, pak më shumë se sa që duhet. Për arsye se i kemi disa mundësi të kufize. Unë më pak, për kolege tjerë më tepër për zonjën Rozeta Hajdari, Lipovicës e këtë Garën. Ata kanë kufizime të jashtëzakonshme…”, ka thënë Halimi në Dukagjin.

Halimi ka mbrojtur edhe figurën e klientit të tij, Ridvan Muharremit të njohur edhe si “Ridi” i cili është i akuzuar në rastin e keqpërdorimit me rezervat shtetërore, bashkë me Rozeta Hajdarin, ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë.

“Ridvan Muahrremi është person i cili i pari e ka sjellë Samsungun në Kosovë, pas viteve 91. Ridvan Muharremi është një kontribues shumë i madh i UÇK-së. Për këtë do t’i prezantojmë edhe të dhënat”, deklaroi Halimi.

Sekseri Ridvan Muharremi akuzohet për “ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa zyrtarët e MINT-it, ministrja Hajdari, ish-zëvendëssekretari Irfan Lipovica dhe drejtori i Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, akuzohen për keqpërdorim detyre dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci