Të fundit

Takim kokë më kokë me Erdogan, Papa zgjedh Turqinë për vizitën e parë jashtë Vatikanit

Papa Leon i 14-të po viziton Turqinë, në udhëtimin e parë jashtë Vatikanit. Ati i shenjtë do të shënojë një përvjetor historik të krishterë, përpara se të shkojë në Liban, disa ditë pas sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e tij, Bejrut.

Papa e përmblodhi mesazhin e udhëtimit të tij duke thënë se “të gjithë burrat, gratë mund të jenë vërtet vëllezër dhe motra, pavarësisht dallimeve, pavarësisht feve të ndryshme, pavarësisht besimeve të ndryshme”.

Papa Leon zhvilloi një takim dypalësh me Presidentin turk Tayyip Erdogan. Ky i fundit vlerësoi tej mase qëndrimin e kreut të Vatikanit për çështjen e Palestinës. Më herët, Papa Leon i 14-të vendosi një kurorë me lule në Anitkabir, në monumentin e themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci