Të fundit

Besim Mulaj dhe qindra qytetarë nderojnë Kosovë dhe Albert Zeqirajn në 24-vjetorin e rënies

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Besim Mulaj, së bashku me qindra qytetarë, familjarë, përfaqësues të lartë të LDK-së, kryetarin e Komunës së Istogut Ilir F. Ferati dhe Ukë Rugovën, morën pjesë sot në homazhe dhe vendosën kurora lulesh në nderim të dëshmorëve Kosovë dhe Albert Zeqiraj, me rastin e 24-vjetorit të rënies së tyre.

Mulaj theksoi se Kosova dhe Alberti ishin burra të jashtëzakonshëm dhe patriotë të palëkundur, të cilët ai i kishte njohur qysh në fëmijëri dhe përmes sportit. Ai u shpreh se vepra dhe sakrifica e tyre është e gdhendur thellë në kujtesën e komunitetit dhe paraqet një amanet që i obligon të gjithë.

“Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”, përmbylli Mulaj homazhin e tij, duke nënvizuar rëndësinë e kujtimit të përhershëm të kontributit të dëshmorëve për lirinë e vendit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci