Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetarin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Lekun.
Ai ka thënë se anëtarët e panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike.
“Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës sipas ligjit. Anëtarët e Panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike. Këtë pasdite takova Kryetarin Zenel Leku dhe Ushtruesin e Detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre”, shkruan ambasadori.
