Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka ndarë momente nga tubimi i partisë që u mbajt në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, duke shprehur mbështetjen e tij të pakushtëzuar për vendin.
“Krah Kosovës!”, ka shkruar Syla në postimin e tij, duke theksuar përkushtimin për të qëndruar pranë qytetarëve dhe çështjeve që prekin të ardhmen e vendit.
