Kandidati i LDK-së për deputet, Florian Dushi ka komentuar tubimin e madh të degës së dytë të LDK-së në Prishtinë.
Ai ka thënë se kjo degë të premten mbrëma ka dëshmuar unitetin dhe besimin e palëkundur në fitoren që po vjen.
Postimi i tij:
Tubim madhështor në Degën e Dytë të LDK-së
Sonte, Dega e Dytë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dëshmoi edhe një herë fuqinë, unitetin dhe besimin e palëkundur në fitoren që po vjen.
Në një tubim madhështor, me pjesëmarrje të jashtëzakonshme qytetare, patëm nderin të kemi mes nesh Kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, z. Lumir Abdixhiku, si dhe Kryetarin e Kryeqytetit, z. Përparim Rama.
Ky tubim nuk ishte thjesht një takim politik – ishte një mesazh i qartë i fitores, një konfirmim i rrugës së drejtë dhe dëshmi e besimit të madh që qytetarët kanë në LDK.
Fitorja e katërt brenda një viti në Degën tonë nuk është rastësi, por rezultat i punës, vizionit dhe lidhjes së fortë me qytetarët.
Dega e Dytë – degë e fitores
LDK – shpresa dhe e ardhmja e Kosovës
Bashkë, drejt fitores së radhës!
