Të fundit

Pacolli përjashtohet nga votimi, Aeroporti i Vlorës shpall fluturimet e para

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës – VIA ka shpallur funksionalizimin e plotë nga vera e vitit të ardhshëm.

Terminali ajror i Vlorës do të fillojë zyrtarisht operimin e linjave të para në qershorin e vitit të ardhshëm, ka njoftuar shoqëria koncencionare të mërkurën.

Njoftimi i VIA për nisjen e fluturimeve direkte nga qershori vjen rreth një javë pas pezullimit nga e drejta e votës e MABCO Construction, kompanisë në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli.

Fluturimet nga Vlora do të përfshijnë kryeqendrat evropiane: Cyrihun, Pragën, Varshavën, Stokholmin, Pragën e të tjera, raporton Paparaci.

“Vera e vitit 2026 do ta gjejë Shqipërinë të lidhur me fluturime direkte nga Vlora International Airport”, thuhet në njoftimin e shoqërisë VIA. “Fillimi i fluturimeve direkte nga Zyrihu, Praga, Varshava, Sllovakia, Katovica, Stokholmi, Kopenhaga dhe Oslo në qershor 2026 shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të lidhjeve ndërkombëtare”.

Shpallja e funksionalizimit të plotë të Aeroportit i pason një konflikti ligjor mes aksionarëve të koncensionit, 2A Group dhe MABCO Construction, e cila mori epilog në favor të kompanisë 2A Group javën e kaluar.

Gjykata e Tiranës vendosi në favor të kompanisë 2A Group, në pronësi të Valon Ademit, për përjashtimin e ortakut në koncencion, MABCO Construction të Behgjet Pacollit nga e drejta e votës në bordin e ndërmarrjes.

Ndalimi nga Gjykata i votës së MABCO Construction në VIA Sh.p.k ka derivuar si pasojë e dyshimit të bazuar se ekzistonte rrezik real që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.

Pacolli dhe njerëzit e tij ia dyshohet se ia shiten aksionet e Aeroportit të Vlorës kompanisë “Delphos Securities Sarl”, duke e mashtruar aksionarin tjetër, 2A Group-in e Valon Ademit që fitoi koncensionin për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës.

Ademi ekspozon skemën e dyshimtë të Pacollit për “marrjen me dhunë” të Aeroportit

Rasti e ka aktivizuar edhe Prokurorinë e Shqipërisë.

Në fund të tetorit të këtij viti, Behgjet Pacolli u intervistua nga Prokuroria e Tiranës lidhur me dyshimet për mashtrimin e ortakut të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Hetimet penale ndaj tij po zhvillohen për një seri veprimesh të dyshimta rreth pronësisë së Aeroportit.

Përpos biznesmenit Pacolli, Prokuroria ka nisur hetime penale edhe ndaj vëllait të tij, Eminit, dhe punonjësit të “Mabco Constructions” SA, Nelson Çelës. Të tre dyshohen për veprat penale të mashtrimit me pasoja të rënda, falsifikimit të dokumenteve e mashtrimit kompjuterik. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci