Të fundit

Atmosferë armiqësore për Garcian, Flick lavdëron portierin pas fitores ndaj Espanyolit

Barcelona arriti një fitore shumë të vështirë 0-2 në derbin katalanas ndaj Espanyolit, në një ndeshje ku vendasit treguan rezistencë të madhe dhe ishin pranë barazimit. Atmosfera në RCDE Stadium ishte elektrizuese, veçanërisht ndaj portierit Joao Garcia, i cili u prit me fishkëllima të pandërprera nga tifozët e Espanyolit sa herë që prekte topin.

Pavarësisht presionit, Garcia ishte një nga lojtarët më të mirë të Barcelonës, ndërsa trajneri Hansi Flick e vlerësoi maksimalisht pas ndeshjes. “Joan Garcia është një nga portierët më të mirë në botë. Qetësia, gjuha e trupit dhe vetëbesimi i tij na japin siguri të madhe nga prapa,” u shpreh Flick.

Vendimtare për Barcelonën ishte cilësia individuale. Dani Olmo shënoi një gol spektakolar për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa goli i dytë vulosi fitoren. Trajneri gjerman pranoi vështirësitë: “Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Espanyoli luajti shumë mirë. Ndoshta nuk i merituam plotësisht tri pikët, por cilësia jonë në pjesën e dytë bëri diferencën.”

Ndryshimet nga stoli rezultuan vendimtare, me Fermin Lopez që regjistroi dy asistime, ndërsa Olmo dhe Robert Lewandowski realizuan nga një gol. Flick veçoi Olmon: “Teknika e tij është e jashtëzakonshme. Është në një moment shumë të mirë dhe kjo është fantastike për ne.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci